Romeo dhe Donald Veshaj kanë udhëtuar ditët e fundit drejt Barcelonës, ku duket se po pushojnë pas një sezoni të gjatë televiziv. Pasi përfunduan me sukses emisionin “Binjakët”, ata vendosën të udhëtonin drejt Spanjës bashkë për t’u relaksuar në plazhet e bukura të Barcelonës.

Teksa fansat menduan se bashkëshoqëruesja e Romeos në këtë udhëtim ishte Aleksia, një video e bërë publike së fundmi i ka bërë lëmsh të gjithë.

“Revista Who” ka postuar pamjet ku shihet Romeo në rrugët e Barcelonës duke u puthur dhe përqafuar me një vajzë bjonde. Nga këto pamje vihet re aktori, i cili dhe në postimet e tij është shfaqur i veshur me lejla. Dyshimet se ndoshta në video ishte Donaldi nuk munguan, mirëpo mungesa e tatuzheve në këmbë e bën të dallueshëm Romeon.

Vetëm pak orë pas publikimit të kësaj videoje, detaje të reja kanë dalë në dritë. Burime ekskluzive për Iconstyle.al kanë bërë të ditur se vajza në foto quhet Eriketa dhe jeton në Barcelonë pasi dhe në bion e saj në “Instagram” e ka bërë të ditur diçka të tillë. Nga verifikimet e bëra, është vënë re po ashtu se ajo e ndjek Romeon në Instagram.

Kujtojmë se edhe Aleksia Peleshi, po ashtu ka treguar se ndodhet në Barcelonë. Ajo ka publikuar një foto në Instagram dhe ka zbuluar vetë vendndodhjen dhe menjëherë të gjithë menduan se po shoqëron Romeon, por e vërteta qenka krejtësisht tjetër./ Iconstyle