Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel ka përfunduar me urgjence në spital një javë pasi u infektua nga Covid-19.

Vetë qeveria në një deklaratë zyrtare ka bërë me dije se Bettel do të mbahet nën vëzhgim mjekësor, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Kryeministri i Luksemburgut po u nënshtrohet dhe testeve të nevojshme në mënyrë që të kurimi i tij të përshpejtohet.

Më 28 qershor, Bettel rezultoi pozitiv me Covid-19. Ai u fut direkt në karantinë. Para se të infektohej, Bettel ishte në një samit evropian në Bruksel ku u takua me udhëheqësit e tjerë të BE, por asnjë ngatë pranishmit e tjerë nuk u konsiderua si person kontakti.

Luksemburgu është një nga vendet që ka pësuar rritje të numrit të të infektuarve në 10 ditët e fundit. Mesatarisht, çdo ditë në këtë vend rezultojnë pozitivë mbi 100 persona me Covid. Në total, në Luksemburg janë raportuar 71 mijë e 31 raste pozitive dhe 818 humbje jete.