Në videon e fundit të publikuar në Youtube ku flet për lindjen e Alinës, Almeda ka treguar se ka vuajtur më shumë me vajzën sesa me Efehanin.
“Shtatzënia me Efenë ishte e lehtë, por me Alinën jo. Prej pandemisë nuk dilja dot nga shtëpia. Më përzihej, doja të flija gjithë kohën, kisha rrathë të zinj poshtë syve, u shëmtova shumë”-tha Almeda.
Ajo tregoi se Tolga kishte dëshirë të bënin edhe një fëmijë të tretë, por ndryshoi mendje pas lindjes së Alinës, kur pa se Almeda vuajti për 16 orë.
“Tolga po mendonte për një fëmijë të tretë, derisa pa lindjen e Alinës. Më tha më vjen keq për ty, nuk do të të lodh më, e mbyllim historinë e fëmijës së tretë”-tregoi Almeda.