Para disa ditësh në media dhe rrjete sociale qarkulloi një video në të cilën Fifi shfaqej duke qarë teksa dëgjonte këngën “Jetike” të Semi Jaupaj. Fifi zgjodhi që të mos e tregonte arsyen e përlotjes dhe ndër të tjera ka shkruar se loti e çliron dhe nuk e lehtëson. Këtë video shumë e përkthyen si një dhimbje për shkak të humbjes së dashurisë, por vetë këngëtarja nuk preferoi të jepte detaje.

“Bash me rruzat e gjakut me kajt , bash pa e pas nplan e as nevoje me ta mledh ni lomsh te fyti .. bash qet ndjenje ma jep #Jetike @semijaupaj tentova plot here me e bo pa lot po prap ma jep n’zemer.. njejt Loti thjesht t’shliron . Nuk t’lehteson , thjesht qaq…Thank u @iamflorimumajesi ”, shkroi këngëtarja krahas videos.

Ndërkohë së fundmi gjatë një interviste virtuale me ndjekësit, Fifi ka sqaruar se si qëndron ë vërteta pas kësaj videoje. Dikush e ka pyetur nëse ajo është prekur vërtetë prej këngës, apo për shkak të dhimbjes që ndjen nga dashuria.

“Kom kajt per dashni jo per dhimbje. Kom kajt per eren e trupit te atij qe m’kishte ngel ne rroba .. P.s. per ju mediat e rrespektume .. une s’kam humb asnji njeri … perkundrazi une jam super e Lumtur Jeni tu shpif masivisht Edhe po i jepni vemendje kot nje situate qe eshte ZERO E VERTETE dhe s’ka lidhje me mu as me jeten tem .. Ju dua Perjetesisht”, është përgjigjur Fifi.