Një lajm i mirë jo vetëm për komunitetin e artistëve, por dhe për të gjithë qytetarët artdashës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bën të ditur se menjëherë pas ndërtimit të Teatrit Kombëtar, do të nisë puna dhe për Teatrin e ri të Metropolit. Teksa uron drejtoreshën e re të Teatrit Metropol, kryebashkiaku Veliaj siguron se Tirana nuk ndalet dhe projekte të reja do të vijojnë.
Faleminderit Jonida për 6 vite magjike të ringritjes së Teatrit të Metropolit – pa zhurmë e pa tam-tame, u kthye në energjinë e bukur të Tiranës sonë me punë e pasion! Suksese Armeles – koha të nisim dhe Teatrin e ri të Metropolit pas atij Kombëtar. Tirana nuk ndalet më, shkruan Veliaj.
Falemnderit Jonida per 6 vite magjike te ringritjes se Teatrit te Metropolit – pa zhurme e pa tam-tame, u kthye ne energjine e bukur te Tiranes sone me pune e pasion! ❤️?
Suksese Armeles – koha te nisim dhe Teatrin e ri te Metropolit pas atij Kombetar #TiranaNukNdaletMe ??? pic.twitter.com/fWGhZQLYN9
— Erion Veliaj #EYC2022 ???? (@erionveliaj) July 17, 2021