Zhurma në një sallë parlamenti nuk është e pazakontë, por një video e ligjvënësve të Andaluzisë të panikosur, është bërë virale në mediat sociale. Arsyeja? Një mi! Seanca parlamentare në Andaluzi në Spanjën e Jugut u ndërpre për shkak të një miu.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë ligjvënësit teksa bërtasin apo ngrihen nga vendet e tyre, të tmerruar nga brejtësi.

Sidoqoftë, pas pak minutash, brejtësi u largua nga salla dhe seanca rifilloi, por video u bë virale.