Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi sot një bisedë me Gašper Dovžan, Sekretari i Shtetit në Ministrinë për Punët e Jashtme të Sllovenisë.

Ministrja Xhaçka vlerësoi angazhimin e Sllovenisë për mbështetjen e integrimit të Ballkanit Perëndimor.

“Shkëmbim shumë i mirë me Gašper Dovžan, Sekretari i Shtetit në Ministrinë për Punët e Jashtme të Sllovenisë. Urimet më të mira për Slloveninë për Presidencën e saj të BE”, theksoi Xhaçka.

“Vlerësoj shumë angazhimin e Sllovenisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor”, tha Xhaçka.

“Presim të shohim Presidencën e tyre në veprim dhe të punojmë ngushtësisht së bashku për të avancuar bashkëpunimin mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian”, theksoi më tej ministrja Xhaçka.

Më 1 korrik, Sllovenia mori presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian, të cilën do ta mbajë deri më 31 dhjetor 2021.