Në një intervistë për “Edicioni Veror”, Xhensila Myrtezaj u ndal tek projektet e reja muzikore që pritet të publikojë së shpejti. Ajo konfirmoi duetin me Klajdi Harunin që do të lançohet në fund të verës. ”Mezi po e pres, është një nga këngët që e kam dashur më së shumti. Ka gati një vit që është bërë si projekt, por po presim kohën e duhur që ta lancojmë dhe besoj se shumë shpejt“, tha këngëtarja.

Por a do ta shikojmë Xhensilën në një bashkëpunim me partnerin e saj, Bes Kallaku?

“Kur të bëhem aq serioze sa Besi”, tha ajo. Më herët në “E ardhmja është vajzë” Xhensila theksoi se muzika ka qenë shpëtimi i saj në periudhën e vështirë që kaloi pas divorcit të prindërve. “Muzika më ka shpëtuar shpirtërisht, nga ana psikologjike. Ka qenë një dhuratë e jashtëzakonshme për mua. Mami ma ka falur dhe Zoti sepse mami ka qenë këngëtare. Mbaj mend që kur fikeshin dritat mami më ushtronte zërin dhe këndonim pa fund bashkë. Në çdo moment ishim të dyja bashkë, përveç momentit të festës së abetares.”, tha Xhensila.

Këngëtarja tregoi se talentin e saj e zbuloi mësuesja e muzikës kur ishte ën klasë të pestë. Ndër të tjera këngëtarja foli edhe për vogëlushen e saj, Ajkën. Xhensila u shpreh se Ajka është suksesi i saj më i madh në jetë dhe se uron që në të ardhmen të ketë një raport të shenjtë me të, njësoj sie ka ajo me të ëmën. “Ajka është kupola e gjithçkaje. Unë kisha shumë projekte dhe plane, por sapo Ajka erdhi në jetë, erdhi në krye dhe i rrëzoi të gjitha. Kam një raport shumë të shenjtë me mamin tim dhe uroj të kem të njëjtin dhe me Ajkën. Po rritet në një familje me shumë dashuri. Besi është një baba shembullor.“, tha Xhensila.