Justin Kluivert është zyrtarisht futbollist i Nices në kampionatin francez.

Sulmuesi holandez, në pronësi të Romës, transferohet në klubin e Ligue 1 në formën e huazimit me të drejtën e blerjes. 22-vjeçari sezonin që lamë pas ishte i huazuar te Leipzigu në Bundesligë, por nuk arriti ta bindte Mourinhos për t’i ofruar një tjetër shans në formacionin verdhekuq.

Justin është djali i ish-sulmuesit të famshëm holandez, Patrick Kluivert. Ai u ble nga Roma në verë të vitit 2018 për 18.75 milionë euro, por nuk u përmbushi pritshmëritë në skuadrën e kryeqytetit italian, për rrjedhojë pas dy sezonesh me fanellën verdhekuqe, u huazua në Bundesligë.