Ndryshim ekipi për shqiptarin Lindon Selahi, që pas dy sezonesh te Twente në Holandë, duke mos treguar në asnjë moment klasin e tij për të zënë vendin e titullarit, do të luajë në Kroaci.
Këtë verë atij i skadoi kontrata me holandezët dhe palët vendosën të mos e zgjasin bashkëpunimin. Prej javësh 22-vjeçari ishte në kërkim të një aventure të re. Në fund mesfushori i kombëtares ka vendosur t’i bashkohet kroatëve të Rijekas, duke firmosur për ta dhe u bërë pjesë e kampionatit të vendit ballkanas, ku me pretendon të gjejë më shumë minuta.