Barcelona ka në dorë aktualisht 5 oferta për Rey Manajn, sulmuesin 24-vjeçar të kombëtares shqiptare, i cili u paraqit mjaft mirë në miqësoret e verës me ekipin katalanas.

Manaj ka shënuar 5 gola në 90 minuta lojë gjithsej, por Barcelona ka shumë sulmues dhe hapësirat për të do të jenë të pakta.

Kështu, Manaj me shumë mundësi do të largohet nga Barcelona dhe alternativat e tij janë 5: Cagliari, Rayo, Fenerbahce, Anderlecht dhe Freiburg.

Tashmë, Barcelona do të përpiqet të përfitojë sa më shumë nga shitja e sulmuesit shqiptar, i cili ka një vlerë merkatoje prej 700 000 eurosh.