Si pjesë e prezantimit të planit strategjik “Vorsprung 2030”, Audi njoftoi fundin e motorëve me benzinë dhe naftë. Kompania do të ndalojë prezantimin e modeleve të reja me motorë termikë nga viti 2026 për t’ju lënë vendin atyre elektrikë.

Motori termik do të vazhdojë të përfshihet në disa makina të vjetra. Fokusi i kompanisë janë makinat elektrike dhe shpreson të nxjerrë 20 modele në 5 vite. Shumica e automjeteve elektrike do të ndajnë VW Group Scalable Systems SSP, platforma e vetme që do të zëvendësojë MEB dhe PPE.

Audi ka për qëllim krijimin e një blloku baterish që do të lëshohen nga 2023-2030 dhe do të instalohet në 80% të elektrikëve të grupit VW, duke çuar në një ulje të kostove të baterisë deri në 50%.