Debutimi i Gianluigi Donnarumma me PSG po afron! Sigurisht që tashmë ka një herë të parë për ish-portierin e Milanit. Ekziston edhe Gigio në mesin e skuadrës së Mauricio Pochettino për javën e 3-të të Ligue 1 në fushën e Brest.
Trajneri parisien kishte spekuluar në lidhje me të në prag te ndeshjes: “Nëse ai do të thirret do ta bej sepse ai ka mundësinë për të luajtur”. Një thirrje zyrtare, pra, për portierin kampion Europe me Italinë, por sipas mediave franceze do të jetë akoma Keylor Navas ai që do të fillojë lojën si titullar.
Stol i mundshëm edhe për Marco Verratti, i disponueshëm dhe i thirrur. Konfirmohet Mbappé në qendër të thashethemeve të tregut. Kthimi në fushë u shty si per Neymar, ashtu edhe Leo Messi: “Ne do të analizojmë situatën dhe do të vendosim së shpejti – tha Pochettino në konferencë -. Ajo që ai sjell është shumë e dukshme, është një energji shumë pozitive. integrimi është shumë i mirë dhe i shpejte, ne jemi të kënaqur me të”. Debutimi i shumëpritur i Pulga me fanellën e PSG -së është shtyrë prapë!