Paul Pogba mund të luajë me Paris Saint Germanin sezonin e ardhshëm. Kontrata e mesfushorit francez me Manchester United skadon në fund të këtij sezoni dhe ai nuk do ta rinovojë atë, duke u larguar me koston zero.
Sipas të përditshmes britanike “The Indipendent”, skuadra e PSG-së kërkon të sjellë 28-vjeçarin në vendlindje, duke i ofruar një rrogë marramendëse: 600 mijë stërlina në javë.
Kjo shumë e çmendur pritet të bindë francezin të luajë me PSG-në, në krah të Mbappe, Messi, Donnarumma, Neymar, Ramos e mjaft yjeve të tjerë. PSG ka nisur që tani kontaktet me menaxherin e Pogba, Mino Raiola, për të diskutuar për të ardhmen.
Për Paul Pogba është interesuar edhe Real Madrid, një mesfushor i talentuar që transferohet me koston zero verën e ardhshme.