Gjatë 24 orëve të fundit Greqia ka regjistruar 3, 625 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 554, 055 të prekur. Në Atikë u raportuar 768 ratste, 367 në Selanik, 340 në Kretë dhe 112 në Rodos.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 30 persona kanë humbur jetën, ndërsa që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 13, 328 qytetarë, 95.2% et ë cilëve kishin sëmundje shoqëruese dhe i përkisnin grupmoshës mbi 70-vjeç. Ndërkohë 296 pacientë janë duke u trajtuar në intubim.