Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett ka marrë dozën e tretë të vaksinës Pfizer/BioNtech. Izraeli u bë vendi i parë në botë që miratoi dozën e tretë të vaksinës kundër Covid. Vendi ka pasur shkallën më të lartë të vaksinimit. Ndërsa javët e fundit është shënuar një rritje e rasteve me Covid, kjo edhe për shkak të mutacionit Delta, bëjnë me dije autoritetet shëndetësore.

Kujtojmë që nga 18 gushti kanë hyrë në fuqi masat të reja kundër Covid. Masat përfshijnë hyrjen me certifikatë të vaksinimit ose testin me rezultat negativ ndaj Covid-19 në një sër hapësirash publike si baret, vendet kulturore, sportive, hotelet dhe palestrat.