Milan e Barcelona janë në duel për të siguruar shërbimet e mesfushorit portugez Bernardo Silva, që luan në Premier League me ekipin e Manchester City. 27-vjeçari duket se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Gaurdiola, që është gati ta lërë të lirë mesfushorin të largohet.
Silva ka një kontratë deri në vitin 2025 me kampionët e Anglisë, por mund të largohet për 45 milionë euro. Për kuqezinjtë kjo është një shumë e lartë, por jo për rivalët “blaugrana”. Ndërsa City, kërkon që paratë e arkëtuara nga shitja e Silva të investohen për blerjen e Harry Kane.