Në muajin gusht të vitit që lamë pas, ish-konkurrenti i “Big Brother”, Erion Zeqiraj, tërhoqi vëmendjen e mediave me propozimin super të veçantë që i bëri partneres së tij, Blerta Ligajt.

Ajo tha “Po” dhe lajmi i fejesës së çiftit bëri xhiron e rrjetit, ndërsa në Instagram nuk munguan edhe poza të ëmbla të Erionit dhe Blertës së bashku.

Prej pak kohësh ata kishin nisur të bashkëjetonin dhe tashmë ishin gati të hidhnin hapin e madh për marrëdhënien e tyre.

Madje, ato po ndërtonin nga e para një shtëpi të re ku do të jetonin pas martesës, por duket se planet s’kanë shkuar siç duhet.

Nuk e dimë ç’ka ndodhur, por duket se dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies, duke marrë drejtime të ndryshme në jetë.

Erioni ka hequr të gjitha fotot me Blertën në llogarinë e tij në Instagram dhe nuk shfaqet më asnjëherë me të, ndërkohë që kjo e fundit e ka fshirë fare llogarinë e saj.

Asnjëri prej tyre nuk është prononcuar në media duke bërë kuriozë të gjithë njerëzit që i ndiqnin dhe simpatizonin çiftin.

Ende nuk dihen arsyet e ndarjes, megjtihatë lart e poshtë flitet se shkak për këtë është bërë xhelozia. Kjo pasi gjatë një interviste më herët, Erioni kishte treguar se Blerta është shumë xheloze.