Marina Vjollca dhe Getoar Selimi po përfliten prej ditësh se do të bëhen prindër për herë të parë. Edhe pse dyshja akoma nuk ka konfirmuar asgjë, burime të sigurta pranë tyre kanë bërë të ditur se çifti do të bekohen me një vajzë në jetën e tyre.
Sipas “Prive” moderatorja e dashur për publikun është në muajin e katërt të shtatzënisë.
Ndërkohë, së fundmi në rrjet po qarkullon një foto e Marinës me barkun e rrumbullakosur, por nuk dihet akoma si qëndron e vërteta. Ky imazh është publikuar nga faqja “Vipat e bllokut”, sipas të cilëve vajza në foto është moderatorja.
Pas lajmit të shtatzënisë së Marinës kanë nisur menjëherë kanë nisur aludimet e ndjekësve se si dyshja mund të ia vendosin emrin të voglës së tyre dhe mbase mund të kenë rënë në “gjurmët” e duhura.
Para disa kohësh, Geti foli për biznesin e tyre me emrin “Marget”, një bashkim i tre shkronjave të para të emrave të tyre dhe po ashtu nuk përjashtoi mundësinë që këtë emër t’ja vendosin fëmijës që do të presin.
Akoma nuk dihet nëse kjo është zgjedhja e tyre për pagëzimin e bebushes që pritet të vijë në jetë, por kjo mbetet për t’u konfirmuar ose jo nga vetë çifti.