John McCann, 42 vjeç nga Britania, po ngjiste malet e Uellsit dhe kampe të egra katër javë para se të infektohej nga koronavirusi dhe për shkak të sëmundjes rëndë, ai ndërroi jetë. Historinë e tij të trishtë e ka treguar vetë motra e tij binjake dhe thotë se vëllai i tij, i cili është edhe baba nuk u vaksinua duke menduar se ishte i fortë fizikisht dhe nuk kishte nevojë për një vaksinë që ta mbronte.
Ngjiste malet para se të infektohej. Historia e 42 vjeçarit qëJenny McCann u ka bërë thirrje njerëzve që të vaksinohen, duke marrë shkas nga ajo që i ndodhi vëllait të saj: Dua që dhimbja dhe humbja jonë të ndërgjegjësojë dhe të shpëtojë jetën e dikujt tjetër.Ngjiste malet para se të infektohej.
Në një postim në Twitter ajo shprehet kështu:
‘E vetmja gjendje shëndetësore para-ekzistuese e John ishte besimi në pavdekësinë e tij. Ai mendonte se edhe nëse do të infektohej me Covid-19 do ta kalonte lehtë. Ai mendoi se do të kishte një sëmundje të lehtë. Ai nuk donte të injektonte një vaksinë në trupin e tij. Kur u shtrua në spital, pranë tij tavolina u mbush me ilaçe. Mjekët përdorën gjithçka dhe çdo metodë për ta shpëtuar. Por përfundimisht, infeksioni nga Covid dhe më pas prekja e organeve nga ky virus i mori jetën. Para se të futej në oksigjenim, ai tha një fjali: Sikur të isha vaksinuar! Ai tha se do dëshironte të kishte dëgjuar këshillat. Vdekja e tij është një tragjedi për në. Nuk duhej të kishte ndodhur. Ai la pas një nënë dhe baba, një motër (unë) dhe një vajzë 19-vjeçare.’
Ngjiste malet para se të infektohej. Historia e 42 vjeçarit qëMë shumë se 11 përqind e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar nuk kanë marrë ende dozën e parë të Covid, pavarësisht se rezervimet tani janë të hapura për të gjithë përsonat mbi 18 vjeç.Edhe në Shqipëri, ka nisur muaji i hapur i vaksinimit, ku qytetarët vetëm me një kartë identiteti mund të vaksinohen në çdo qendër pranë shtëpisë së tyre, por edhe në qendra të tjera.