Koronavirusi po mbërthen edhe njëherë Ballkanin në prag të vjeshtës. Maqedonia e Veriut raportoi një bilanc të përkeqësuar nga pandemia e Covid-19 në 24 orët e fundit.

Autoritetet bëjnë me dije së në ditën që lamë pas 1074 persona të tjerë rezultuan të infektuar, ndërsa 24 humbën jetën.

Numri i rasteve aktive shkon në 9.417 dhe vatra më e nxehtë mbetet Shkupi.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin fqinj shkon në 166.741, numri i të shëruarve është 151.692, kurse i viktimave në 5.632.