Të gjithë e kemi një pije alkoolike të preferuar, tek e cila ‘falemi’ sa herë nuk duam të eksperimentojmë me shije të reja. Më tej po ju njohim me karakteristikat që zbulon pija jote e preferuar për ty:

Whiskey: Di çfarë do, je i qartë dhe nuk je njeri me të cilët do donin të ngatërroheshin.

Martini: I sofistikuar, klas, i di mirë limitet e tua.

Vodka Soda/ Hard Seltzers: Zakonisht pija e njerëzve të qetë. Nuk je klient i besdishëm dhe lë bakshish.

Birra: Njerëz trendy, në një hap me çdo risi dhe të parët që i dinë të gjitha lajmet e reja.

Tequilla: Njerëz të pjekur dhe nuk e lënë veten të lëshohet kollaj.