Prej disa javësh në media është përfolur se Marina Vjollca është shtatzënë. Thashethemet nisën nga fakti që moderatorja është zhdukur nga rrjetet sociale e dyshimet i shtoi më shumë edhe miku i saj Eraldo Rexho. Lajmi u konfirmua dhe nga burime për “Anabel”.
Ndërkohë së fundmi, burime për “Prive” zbuluan se Marina dhe Getoari do të bëhen me një vajzë. Kuriozitet tani ka mbetur emri që çifti do i vendosë vajzës. Pak kohë më parë, Geti foli për biznesin e tyre me emrin “Marget”, një bashkim i tre shkronjave të para të emrave të tyre. Gjithashtu, reperi nuk përjashtoi mundësinë që këtë emër t’ja vendosin fëmijës që do të presin.