Samsung ka prezantuar smartphone-in e tij të ri Galaxy A52s 5G, modeli i përditësuar i Galaxy A52 5G, i nxjerrë në treg në mars. Galaxy A52s ka të integruar të njëjtin konfigurim të ekranit, baterisë dhe kamerës së pasme, edhe pse tani përfiton nga një procesor i gjeneratës së fundit, Qualcomm Snapdragon 778G, me performancë të përmirësuar në krahasim me mikroqarkun Snapdragon 750G.
Ai ka vetëm një variant memorieje, me 6 GB RAM dhe 128 GB hapësirë ruajtëse.Vlen të përmendet funksionaliteti i softëare-it dhe hardëare-i i quajtur “Ram Plus2, i krijuar për të zgjeruar kujtesën e punës, duke përdorur ruajtjen e brendshme dhe duke siguruar kështu një përvojë më të shpejtë të shumë detyrave.
Galaxy A52s 5G është i pajisur me një aparat fotografik me një sensor primar 64 megapiksel, lente f/1,8 dhe stabilizues optik të imazhit (OIS); një sensor dytësor 12 megapiksel me lente me kënd ultra të gjerë f/2,2; një aparat fotografik makro 5 megapiksel dhe një lente telefoto 5 megapiksel. Smartphone është në dispozicion në ngjyra mbresëlënëse: të zezë, të bardhë, vjollcë dhe mente.