Është rritur numri i v ik ti mave nga Covid në Maqedoninë e Veriut. Në raportin e fundit të ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se nga 5 416 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 459 raste të reja dhe kanë humbur jetën 21 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit betejën me Covid e kanë fituar 368 pacientë duke e çuar në 158 809 numrin e përgjithshëm të të shëruarve. Ndërkaq nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Maqedoni janë konfirmuar me Covid 180 045 raste të reja mes të cilëve kanë humbur jetën 6 065 qytetarë.