Duke lënë verën pas, lëkura ka nevojë për kujdes shtesë. Dielli, nxehtësia dhe ndryshimet e temperaturave krijojnë ndjesinë e dehidrimit në fytyrë. Lëkura e dehidratuar shkaktohet nga mungesa e ujit në trup kështu që shpesh mund ta ndjeni se “tërhiqet”. Linjat e imëta dhe rrudhat theksohen më shumë ndërsa rrathët e zinj bëhen më të dukshëm.
Adoptoni zakone që kontribuojnë në shëndetin tuaj të përditshëm. Rregulli kryesor në hidratimin e lëkurës përfshin konsumin e ujit. Konsumoni të paktën 10 gota ujë në ditë dhe merrni gjithmonë një shishe me vete.
Përdorni një maskë për fytyrën veçanërisht për lëkurën e dehidratuar- Aplikoni një maskë të paktën 1-2 herë në javë. 15 minuta janë të mjaftueshme në mënyrë që lëkura të thithë agjentët hidratues.
Përdorni krem hidratues-Hidratoni lëkurën me një krem specifik. Është një produkt që nuk duhet të mungojë në rutinën tuaj të kujdesit ndaj lëkurës.
Mos harroni ujin pastrues Micellar-Uji pastrues micellar është një nga mënyrat më të buta të pastrimit, pasi nuk e “zhvesh” lëkurën nga vajrat esenciale, ndërsa në të njëjtën kohë arrin në shtresat më të thella të lëkurës, duke ofruar hidratim të thellë.
Tregoni kujdes ndaj produkteve kozmetike që përdorni-Produket kozmetike që përmbajnë gjalpë shea, panthenol dhe vitamina janë më të përshtatshmet për lëkurën e dehidratuar.