Tri kërpudha të llojit Matsutake u shitën në Japoni për 830 000 jenë (7 600 dollarë), në mbledhjen e parë të tyre të sezonit.
”Çmimi me të cilin kërpudha e famshme Matsutake u shit në një ankand të organizuar me rastin e fillimit të sezonit të mbledhjes së kësaj kërpudhe në Japoni, tërhoqi vëmendjen e madhe të publikut”, shkruan media japoneze.
Pronari i restorantit Tamba-Sasayama Kinmata bleu kërpudha të gjata 7 deri në 11 centimetra, të cilat peshonin gjithsej 70 gramë.
Në fillim të sezonit, çmimi për një kilogram kërpudha ishte 11,8 milionë jenë (108 000 dollarë).