Aritmetika e Lulzim Bashës vijon të mbajë “gjallë” rrjetin, teksa shpërthen herë pas herë duke shkaktuar humor dhe duke bërë që fundjava të kalojë më lehtë për shqiptarët.
Në një video më të fundit shfaqen pamje kur Basha shumëzon 7 me 7 dhe i del 42, ne sesionin e kaluar te Parlamentit, duke shkaktuar humor ne seance, interferohet me pamje të tjera qe shoqërojnë po vetë Bashën duke qeshur në Kuvend me lot me fjalimin e deputetit të tij për Lushnjën, i cili bëri krahasimin e varfërisë me thyerjen e kokës së miut. Imagjinoni se si i ben perllogaritjet e rritjes ekonomike, te rritjes se pagave e pensioneve vete Lulzim Basha, nderkohe qe llogaria me pasurine e tij i del mire. Ia mban Kunati!