Epidemiologu Ilir Alimehmeti shprehet optimist për situatën e Covid-19 në vend. Duke iu referuar shifrave zyrtare që raportohen, Alimehmeti shpreson se kjo valë e katërt e koronavirus do të bjerë më shpejt .

“Se themi fiks se nuk bëjmë aq teste sa do na nevojiteshin. Por kemi parë frenim, kjo javë me javën e kaluar, shohim diferencë inekzistente presim të përkthehet në ulje,” thotë ai.

Ndërkohë që në Shqipëri nga 6 shtatori hynë në fuqi të tjera masa shtrënguese, Danimarka dhe Britania e Madhe i hoqi kufizimet. Epidemiologu Alimehmeti e argumenton këtë me arritjen e imunitetit në popullatë. Ndërsa thotë se dhe në vendin tonë ka ardhur koha për lehtësim të masave.

“Në momentin qe mbërrin mbi 70 % të imunitetit të njerëzve nga ai moment nis e hiqen Shqipëria ka shumë mundësi të jetë në këto shifra imunitet natyror kryesisht, por dhe vaksina,” thekson Alimehmeti.

Aktualisht mjeku thotë se “Delta” po gjen terren mes atyre që nuk janë vaksinuar dhe nuk kanë kaluar sëmundjen. Por si parashikohet të jetë vjeshta? Asgjë sipas epidemiologu Alimehmeti nuk mund të thuhet me siguri pasi kjo do të varet nga mutacionet që mund të pësojë virusi.