Bukuroshja Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj Tolgahan Sayışman vendosën t’i kalojnë pushimet verore në Jug të Shqipërisë. Çifti ka postuar foto të ndryshme duke promovuar bukuritë e vendit tonë. Almeda dhe Tolgahan duket se e shijuan në maksimum kohën e tyre të lirë në vendlindjen e modeles.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri Almeda dhe Tolgahan janë bërë bashkë me një tjetër çift shumë të dashur për publikun, me Ledri Vulën dhe Sara Hoxhën. Modelja, në llogarinë e saj në Instagram, ka postuar një fotografi nga takimi i djalit të saj me vajzën e tyre, Poem Vula.
Krahas fotografisë, ajo shkroi me humor: “E gjetëm nusen ne. Efehan & E bukura Poem,” duke i bërë tag Ledrit dhe Sarës.
Ashtu si edhe prindërit edhe fëmijët e tyre, duket se janë kënaqur në praninë e njëri-tjetrit.
Almeda jeton tashmë prej vitesh në Turqi me familjen e saj dhe ja rrëmbeu zemrën aktorit turk me të cilin ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Në një intervistë në Shqipëri, aktori rrëfeu origjinën e tij shqiptare dhe faktin se është shumë i lumtur pranë Almedës. Ai nuk ngurroi të tregonte respektin që gëzon për popullin shqiptar dhe herë pas here poston shprehje në shqip në rrjete sociale.