Thumbimet midis Arjan Konomit dhe ish-konkurrentes së Për’puthen Sindi Locit duket se nuk kanë të mbaruar, pavarësisht se tani ata nuk i lidh më programi i kthyer në fenomen. Sindi e nisi thumbimin e para në rrjete sociale duke komentuar modelin e ri të flokëve të Arjanit dhe kur u pyet pse e bën këtë gjë ajo tha se dhe ai e ka thumbuar ma vajin e borshit dhe se e ka krahasuar me krokodilin. Nga ana tjetër Arjani postoi sot në rrjete sociale videon e një shimpazeje duke shkruar:
“Nëse krokodili ngjante me Mevlanin po kjo shimpazeja e xhunglës me kë ngjan? Më ndihmoni pak për emrin se s’po më vjen”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arjan Konomi (@arjankonomi_)

Sindi nuk ka ndenjur pa përgjigje. Shumica e komenteve kanë aluduar për Sindin dhe kjo e fundit normalisht nuk mbeti pa reaguar.

Kujtojmë se debatet më të forta në Për’puthen kanë ndodhur midis Sindit dhe Arjanit. Ata madje patën një përballje, gjë që nuk kishte ndodhur më parë midis një opinionisti dhe një konkurrenteje. Madje Sindi e ftuar “n’Kosovë Show” tregoi se Arjani gjithmonë e nënqeshte dhe se ai e ofendonte. Duket se dhe jashtë emisonit këto thumba do vazhdojnë