“Përputhen” ka nisur dhe tashmë kanë filluar dhe pëlqimet e para. Në puntatën e sotme njëri ndër djemtë mori guximin dhe i shprehu pëlqimin Tolës.
Bëhet fjalë për Azem Halilin, 24-vjeçari me origjinë nga Presheva. “Dua t’ia them hapur Tolës se më pëlqen”, tha ai.
Deklarata e tij u prit me shumë duartrokitje në studio. “Duhej një malësore si unë që ta zgjonte dhe Preshevën”, u përgjigj Tola, teksa shtoi se pëlqimi i tij është reciprok, pasi dhe asaj i pëlqen.