Ndërsa shkëlqimi i verës venitet ngadalë, disa dëmtime nga dielli fillojnë të shfaqen siç janë njollat, të njohura ndryshe si hiperpigmentim. Disa pika në sipërfaqen e lëkurës bëhen më të errëta për shkak të shpërndarjes së pabarabartë të melaninës që grumbullohet brenda lëkurës. Por si t’i eliminojmë?
Përbërësit që duhen për t’i luftuar njollat kafe janë retinoli dhe vitamina C, të cilët janë dy faktorët më të fuqishëm që e bëjnë balancojnë tonin e lëkurës. Gjithashtu acidi glikolik dhe acidi alfa hidroksi heqin butësisht shtresën sipërfaqësore të lëkurës dhe gradualisht zbehin njollat.
Gjithashtu krijojnë një ton të njëtrajtshëm dhe zvogëlojnë vijat e imëta dhe rrudhave. Por si të parandaloni shfaqjen e njollave të reja? Mbrojtja e mirë nga dielli është aleati më i fortë për shmangur njollat e reja. Para se të dilni nga shtëpia, dimër dhe verë, aplikoni në fytyrë, qafë dhe duar një krem dielli me SPF të lartë (30 e lart).