Administratat lokale në Japoni po kërkojnë zgjidhje për të rritur kapacitetet e shtretërve që janë pakësuar në spitale pas rasteve në rritje të koronavirusit të ri (COVID-19. Ministria japoneze e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies ka mobilizuar bashkitë me thirrjen për të formuar qendra të përkohshme të trajtimit në bazë lokale. Sipas hulumtimit të agjencisë japoneze të lajmeve, Kyodo, administratat lokale po aplikojnë formula të ndryshme për të rritur kapacitetin e shtretërve në rajonet e tyre.
Në kuadër të kësaj në të paktën 25 prej 47 rajoneve, përfshirë edhe kryeqytetin janë ngritur qendra të përkohshme që do të sigurojnë mundësi trajtimi dhe strehimi për të prekurit me COVID-19. Ndërsa 21 administrata rajonale kanë planifikuar të ngrenë qendra të përkohshme të trajtimit dhe se falë kësaj do të ofrohet mbështetje për spitalet që u janë pakësuar kapacitetet e shtretërve. Në Japoni numri i rasteve me COVID-19 është rritur në 1 625 684 ndërsa humbjet e jetëve nga virusi në 16 721. Në të gjithë vendin 2 125 persona marrin trajtim kundër COVID-19 në shërbimet e kujdesit intensiv.