Në Divjakë vaksinimi antikovid i qytetarëve vazhdon në poliklinikë dhe në çdo njësi administrative.
Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi thekson se vaksinat janë e vetmja shpresë për të fituar luftën ndaj pademisë. Ai u bën apel qytetarëve që të mos neglizhojnë për të shkojnë dhe të vaksinohen.
“Megjithëse vaksinimi po vazhdon rregullisht në Poliklinikën Divjakë dhe në çdo njësi administrative, në një kohë kur rastet me infektime po shtohen, i bëj thirrje çdo qytetari që të mos neglizhojë por të shkojë të vaksinohet. Të gjitha vaksinat që qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion të qytetarëve janë efikase dhe janë e vetmja shpresë për të dalë të fituar nga kjo luftë kundër kësaj pandemie”, shprehet Kokoneshi.
“ Ju lutem flisni me mjekun e familjes, prenotoni vaksinën dhe shkoni të vaksinoheni. Eshtë e vetmja mënyrë për tu mbrojtur dhe e vetmja shpresë për ti dhënë fund kësaj situate”, apelon kryebashkiaku i Divjakës.