Rasti i gruas së moshuar, e cila shiste produkte ushqimore në rrugë, u bë viral pasi pretendohej se Policia Bashkiake i kishte derdhur karrocen. Por ne fakt, ngjarja ishte ndryshe, dhe e moshuara e kishte derdhur vete ate. Megjithate, ajo sot e ka lene rrugen dhe shihet teksa i shet produktet e saj në treg me te gjitha kushtet.

Efektivët e Policisë Bashkiake, së bashku me punonjës të shërbimit social në Bashkinë e Tiranës, kanë shoqëruar të moshuarën, e cila vazhdonte të shiste në trotuar, për t’i tregtuar produktet e saj në tregun e Lëvizshëm në Bulevardin e Ri.

Sot ajo i shet produktet e saj e qete, në kushte të sigurta dhe e mbrojtur nga temperaturat e larta të mesditës.

Fotot janë bërë në Tregun e Lëvizshëm i cili është vendosur në Bulevardin e Ri në Tiranë.