Para disa ditësh, Tea Trifoni foli publikisht për lidhjen e saj të re dhe djalin që i ka fituar zemrën. E ftuar në rubrikën “N’Fermë” në emisionin “E diell”, Tea rrëfeu se partnerin e ka njohur rastësisht me Fation Kuqarin dhe se ai është një djalë i thjeshtë i panjohur për publikun.

“Është dikush që unë jam duke e njohur për momentin. Është figurë jo e njohur, njeri i thjeshtë, nga zona ime, aty afër, nga Fieri. E kam njohur me Fationin, rastësisht, kur nuk e pret të vjen. Isha duke festuar për qejfin tonë dhe na doli ky bandilli. Ishte shumë i ëmbël”, u shpreh Tea.

Ajo shtoi se përshtypje i bën komplimentet që mori për karakterin dhe inteligjencën e jo nga ato të zakonshmet që merr për sytë. Gjithashtu Tea tregoi se ata kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë me njëri-tjetrin.

Duket se ata po jetojnë ditët më të bukura në shoqërinë e njëri-tjetrit. Së fundmi, Tea ka publikuar një set fotosh nga pushimet e verës, ku vëmendjen më të madhe e mori imazhi i të dashurit të saj, të cilin ajo kishte vendosur që ta bënte me “blur”.

Edhe pse vendosi që të mos e zbulonte plotësisht portretin e tij, ajo na tregoi se është më e lumtur se kurrë me partnerin e saj.

View this post on Instagram

 

A post shared by Téa (@tea.trifoni)