Thomas Strakosha ka shpërthyer në lot kur tifozët e Lacios i kanë bërë një surprizë të bukur përpara ndeshjes ndaj Cagliarit. Ultrasit bardhekaltër i kanë dedikuar një banderolë pas gabimit që bëri në Europa League.
Kjo gjë e ka emocionuar shumë portierin e Kombëtares shqiptare, i cili nuk i ka mbajtur dot lotët. Tifozët kishin zgjedhur një shprehje të Dante Alighierit: “Mos e vrit mendjen për ata, por shih përpara dhe bëj pritje. Forca Strakosha”.
Autogoli që gardiani kuqezi bëri ndaj Galatasaray në Europa League i kushtoi shtrenjtë Lazios, por që nga momenti i parë, shokët, trajneri dhe tani tifozët ishin pranë Strakoshës. Gabimet sigurisht që shërbejnë edhe për t’u rritur.
View this post on Instagram