Investimi në godinën e re të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor në Berat do të ofrojë shërbime cilësore për 35 mijë drejtues mjetesh.
Aktualisht janë drejt përfundimit punimet për kompleksin e ri të Drejtorisë Rajonale (DRSHTRR) Berat.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bën të ditur se, po vijojnë punimet me sistemimet e jashtme, finiturat, lidhjet me rrugët, sistemime rrethimi e montime zgara, asfaltim e kuneta, gjelbërim, trotuare, mbushje inerte, interiore e sisteme, instalime rrjete e pajisje, etj!
Ndërkohë që investimi përfshin blerjen e truallit dhe ndërtimin e ri, tërësisht me fondet e DPSHTRR.
Kompleksi i ri i Drejtorisë Rajonale (DRSHTRR) Berat do të mundësojë kushte dinjitoze pune dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për 35,000 drejtues mjetesh. Ndërsa do të ketë salla të reja për leje drejtimet dhe regjistrimin e mjeteve, kapanone për kryerjen e identifikimit teknik dhe fizik të mjeteve si dhe zyra shërbimi.