Ilir Meta dhe Sali Berisha prej vitesh kanë një aleancë publike me njëri-tjetrin.
Kjo aleancë u forcua sidomos pas nisjes së reformës në drejtësi. Si dy nga njerëzit që e dinë se çfarë kanë bërë, ata i trembeshin më shumë se kushdo kësaj reforme dhe për këtë arsye nisën një su lm frontal kundër saj, që vazhdon edhe sot. Por që natyrisht, janë të pafuqishëm përballë saj, duke qenë se reforma është produkt i SHBA-së, e cila njërin tashmë e ka shpallur non grata dhe tjetrin e ka gati.
Ndaj tania ta kanë filluar një lëvizje politike, për t’u mbrojtur nga ndëshkimi.
Zyrtarisht kjo lëvizje është nisur nga Sali Berisha, që i ka shpallur lu ftë Lulzim Bashës dhe kërkon t’i marrë Partinë Demokratike, të cidlën kërkon ta përdorë në betejën e tij kundër SHBA dhe drejtësisë. Kësaj lëvizje duket se i është bashkuar edhe Ilir Meta, edhe pse për momentin në distancë.
Sot ai ka takuar emigranten e ardhur nga SHBA, Evi Kokalari, e cila shfaqet krah Berishës në takimet e tij nëpër rrethe, duke thënë se përfaqësonë republikanët amerikanë. “Ishte kënaqësi e madhe të takoja më në fund presidentin Ilir Meta.
Faleminderit për drekën dhe bisedën e zhvilluar”, shkruan Evi Kokalari, e cila nga qarqet pranë Sali Berishës përmendet edhe si kandidate për drejtimin e PD-së, pasi të rrëzojnë Bashën.
(TemA)