Ngjarja më e madhe e këtij viti të gjigantit të teknologjisë Apple do të jetë virtual, me një portofol potencialisht të rëndësishëm të produkteve të reja që do t’i prezantojë.

Ngjarja e ardhshme e Apple pritet të përfshijë prezantimin e Apple Watch Series 7 dhe iPhone 13, kurse do të mbahet më 14 shtator në orët e para të mbrëmjes – kështu të paktën pretendojnë nga kjo kompani.

E ngjarja do të jetë virtuale për shkak të gjendjes pandemike dhe paksa do të jetë më ndryshe nga ngjarjet paraprake, ku jemi mësuar t’i shohim krerët e kësaj kompanie amerikane.

Ngjarja e shtatorit e kësaj kompanie konsiderohet si më e rëndësishmja e vitit, duke prezantuar linjën e produkteve të reja – pikërisht në kohën kur edhe afrohen festat e fundvitit.

Vitin e kaluar në gjysmën e dytë të vitit janë mbajtur tri ngjarje të mëdha, ku janë prezantuar orët e Apple, iPad, Iphone dhe kompjuterët Mac.

Këto tri ngjarje e ndihmuan Apple në shitje duke vënë rekord në të hyra falë shitjes së madhe të iPhone, iPad dhe kompjuterëve Mac.