Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton për shërbimin risi të Easy Check për Kontrollin Teknik për të gjitha subjektet të cilat zotërojnë mjete të volumeve dhe peshave të mëdha. Për të mos ngarkuar trafikun e qarkullimin, për të ulur ndotjen e rrezikun që lëvizja e këtyre mjeteve shkakton, si edhe për të lehtësuar të gjitha subjektet duke kursyer kohë dhe shpenzime, DPSHTRR tashmë ofron shërbimin e kolaudimit, në shembullin e Easy Check të Kontrollit Fizik, duke dërguar ekipin te subjekti. Ky shërbim i ri i dedikuar për flotat/parqet, garanton cilësi e standarde për të cilat vijojnë trajnime e investime në pajisje të teknologjisë më të fundit. Shërbimi ofrohet me rezervim, pranë të gjitha Qendrave të Kontrollit Teknik të DPSHTRR-së.

Për çdo informacion, qytetarët dhe subjektet mund të vizitojnë faqen zyrtare www.dpshtrr.gov.al