Presidenti i Barcelonës, Laporta foli edhe një herë tjetër rreth situatës së largimit të Messit. Ai theksoi se kishin paraprakisht marrëveshje me argjentinasin, por La Liga nuk e pranoi në fund atë.

Laporta zbuloi gjithashtu se nuk kishte biseduar më me Messin që nga largimi i tij. “Ne kishim një marrëveshje paraprake me Messin për një kohë të gjatë, por në fund La Liga nuk e pranoi atë. Nuk ka folur me Messin qëkur u largua. Ne do të jemi çdoherë mirënjohës. Messi do të jetë gjithmonë i Barcelonës”, tha Laporta për OnzeTv.

Messi tashmë është futbollist i Paris Saint-Germain, teksa e ka zhvilluar edhe ndeshjen e parë zyrtare me klubin nga kryeqyteti francez.