Mevlani i ftuar në ‘Glamour Zone’ ka bërë një deklaratë shokuese duke u shprehur se Ledjanën nuk e ka dashur kurrë, ndryshe nga sa mendonte publiku.

Ester Bylyku: Ke rënë ndonjëherë në dashuri me shikim?

Mevlan Shaba: Vetëm një herë, por jo me atë që mendon ti. Është një vajzë me të cilën kam patur lidhje jashtë.

Ester Bylyku: Po nëse nuk e ke dashur Ledianën, cfarë ishte ajo që pa publiku shqiptar mes jush?

Mevlan Shaba: Ka qenë pëlqim, sepse e vlerësoja si person, por jo dashuri.

Ester Bylyku: A ke derdhur lot pas ndarjes me të?

Mevlan Shaba: Jo, më ka ardhur inat për mënyrën si erdhën gjërat por lot jo.

Më tej moderatorja i kërkoi Mevlanit të telefononte Antonelën dhe t’i shprehte dashurinë, si dhe t’i kërkonte të ishin bashkë. Mevlani i kërkoi, madje aktroi në mënyrë të shkëlqyer.