Topi nuk shkon në rrjetë Barazimi me Zvicrën e ka zhgënjyer trajnerin e Italisë, Roberto Mancini.
Kampionët e Europës nuk shënuan dot as me penallti dhe u detyruan të marrin një pikë me një rival direkt. “Jemi në një momenti kur topi nuk do të shkojë në rrjetë. Edhe një herë ne kishim shumë shanse për ta fituar ndeshjen. Nuk është vetëm penalltia, janë situata të tjera dhe ne duhet të jemi më të vendosur, më vrasës para porte, më të saktë. Sikurse me Bullgarinë, dështuam të fitojmë me aq shumë mundësi shënimi. Pjesa e dytë ishte më e vështirë, por ne patëm shanse shënimë në të dyja fraksionet e lojës. Kjo do të thotë se kemi luajtur futboll të mirë”. Italia ka 11 pikë pas 5 ndeshjesh dhe udhëheq grupin, por rrezikohet nga Zvicra që ka grumbulluar numëron 7 pas tre ndeshjes. Vetëm vendi i parë kualifikohet direkt në “Katar 2022”.