Maqedonia e Veriut ka regjistruar 682 raste të tjera me COVID-19 në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i të cilave ka arritur në 180 919.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vd ekje ve nga COVID-19 po ashtu është rritur në 6 129, me 32 vikti ma të regjistruara brenda ditës së fundit.

Gjithashtu, janë regjistruar edhe 1 031 pacientë të tjerë të shëruar, duke e çuar në 160 396 numrin e përgjithshëm të tyre.

Aktualisht, në MV numri i rasteve aktive me COVID-19 është 14 394.