Kylian Mbappe e ka ndarë mendjen për të ardhmen e tij. Kampioni i botës ende nuk ka rinovuar me PSG, klub që refuzoi deri në 180 milion euro për transferimin e tij.
Sulmuesi francez madje e ka shprehur hapur dëshirën e tij për të luajtur me Real Madrid.
Fabrizio Romano shkruan se në javën e fundit të gushtit, Mbappe u ka thënë disa prej shokëve të skuadrës.
“Do të luaj për Real Madrid. Nuk e di nëse do të ndodhë këtë verë apo verën tjetër, por unë do të luaj për Realin”, janë fjalët e Mbappe.
Sulmuesi ka edhe një vit kontratë me PSG dhe deri më tani ka refuzuar të nënshkruajë një kontratë të re, pasi ai i ka idetë e qarta për t’u transferuar në Madrid.