Shumë njerëz nga e gjithë bota mësojnë të numërojnë me gishta, por jo të gjithë e bëjnë në të njëjtën mënyrë. A mund të ketë një metodë më të mirë? Si mund të numërosh deri në 10 me gishta? A fillon me gishtin e madh apo atë tregues? Dorën e majtë apo të djathtë? Të numërosh me gishta duket një gjë kaq e thjeshtë dhe natyrale për të bërë dhe mund të mendosh që është e njëjtë kudo. Pas së gjithash, nuk është rastësi që ne kemi 10 numërime në duart tona dhe sistemi më i zakonshëm i numrave është me 10. Nëse do të kishim 8 apo 12 gishta atëherë sistemi i numrave do të ishte ndryshe. Dhe vetë fjala “shifër” në sensin e numëroreve rrjedh nga fjala latine “digitus”, që do të thotë gisht (i këmbës apo i dorës) sepse mund t’i përdorim për të numëruar.
Por, duket se njerëzit nga e gjithë bota kanë mënyra dhe teknika të ndryshme të të numëruarit. Për shembull, nëse shkon në Britani ose në vende të tjera të Europës, me shumë mundësi nis numërimin nga gishti i madh dhe mbaron me të voglin. Ndërsa në ShBA, nisin me gishtin tregues dhe përfundojnë me të madhin. Në Lindjen e Mesme si në Iran, nisin me të voglin, ndërsa në Japoni fillojnë me gishtat e zgjatur në pëllëmbë të hapur, duke i mbledhur pas numërimit për të bërë një grusht. “Ajo që më çudit më tepër është fakti që në studimet e kryera e trajtojnë si të ishte vetëm një mënyrë e të numëruarit të gishtave”, thotë Andrea Bender, profesor i njohjes, kulturës dhe gjuhës në Universitetin e Bergenit, Norvegji.
“Në të shkuarën, kërkuesit kanë besuar që të numëruarit e gishtave dhe në veçanti mënyra se si e bëjnë numërimin në lindje, është esenciale për fëmijët kur nisin të kuptojnë se çfarë janë numrat”, shtoi profesori. Në Indi, për shembull, përdorin vijat midis segmenteve të gishtave për të numëruar. Kjo nënkupton që çdo gisht prezanton 4 numra dhe e gjithë dora prezanton numrin 20. Ndërsa në gjuhën Bantu përdorin të dyja duart në mënyrë simetrike. Numri 6, për shembull, tregon gishtin tregues dhe atë të unazës.