Lionel Messi e ka cilësuar fitimin e trofeut të Kupës së Amerikës si arritjen më të vështirë në karrierën e vet dhe i ka goditur kritikët për akuzat në të kaluarën se ai nuk e kishte ndier fanellën e Kombëtares së Argjentinës. Messi e udhëhoqi Argjentinën drejt lavdisë në Kupën e Amerikës 2021 në Rio de Janiero në gusht, duke i dhënë fund agjërimit të pambarim për një trofe të madh me ekipin kombëtar.

Argjentina e mundi Brazilin 1:0 në finalen Maracanas, falë një goli të Angel Di Marias. Ylli i Paris Saint-Germain nuk u dorëzua kurrë në ndjekje të lavdisë me atdheun, pavarësisht vuajtjeve të shuma, saqë dy herë e njoftoi pensionimin nga Kombëtarja për t’u rikthyer sërish. Duke folur për ESPN të enjten, 34-vjeçari i goditi kritikët që e kishin akuzuar atë se nuk po jepte për Argjentinën mjaftueshëm.

“Një pjesë e gazetarëve nga trajtuan si dështakë, thanë se ne nuk e ndienim fanellën dhe se ne nuk duhej të ishim në ekipin kombëtar. Ne përpiqemi të bëhemi kampionë, ne jemi të parët që e duam këtë gjë. Është shumë e vështirë ta fitosh Kupën e Botës apo Kupën e Amerikës”, tha Messi. Ai shtoi: “Ne gjithmonë besojmë se jemi më të mirët në botë por ndeshjen duhet ta nisim duke e kuptuar se nuk jemi më të mirët. Ka ekipe të tjera që janë shumë të mirë. Në duhet ta nisim ndeshjen me përulësi, me punë, duke e dhënë më të mirën nga vetja dhe duke u rritur. Ne nuk jemi më të dobëtit kur humbim por as më të mirët kur fitojmë.”

Messi e cilësoi triumfin në Kupën e Amerikës si më të vështirin në karrierë, pavarësisht trofeve të shumtë më Barcelonën në të kaluarën. “Çdo gjë që kam fituar ka qenë e rëndësishme dhe e bukur, por ky (Kupa e Amerikës) ishte më e vështira, sepse kam kaluar nëpër shumë gjëra, kam përjetuar goditje pas goditje”, theksoi ai.