Sipas “Estadio Deportivo”, Milani po ndjek William Carvalho të Real Betis. Mesfushori portugez mund të jetë profili ideal në rast të lamtumirës së Kessie. Drejtori sportiv i kuqezinjve, Paolo Maldini, duke folur për situatën e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë, tha:

“Kessie? Ne po flasim me agjentin e tij prej një viti e gjysmë. Kemi pasur shumë takime dhe do të kemi mundësi të tjera për të folur me të për Franck”. Më tej, ish-kapiteni i “Djallit” analizoi edhe trajektoren e Locatelli, i cili kësaj vere përfundoi te Juventusi:

“Locatelli? Unë arrita në pozicionin që kam në javën e transferimit të tij te Sassuolo. Ne i kërkuam atij të qëndronte, por vendosi të largohej. Milani ishte i hapur që ai të qëndronte”.